Deputetët braktisin komisionet, organizohen për protestë

07.02.2017 17:56:54
Deputetët e Partisë Demokratike, deri në protestën e 18 shkurtit do të braktisin komisionet parlamentare për tu përqendruar në zonat e tyre elektorale.
Burimet i thanë Ora News se në mbledhjen e grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u ka kërkuar deputetëve angazhim maksimal për të organizuar dhe mbledhur sa më shumë qytetarë ne bulevard para kryeministrisë mesditën e 18 shkurit.

Nga bojkoti përjashtohen vetëm deputetët pjesë e komisioneve hetimore, të cilët do të jenë prezentë në mbledhje.

Vetë Basha në kuadër të protestës, ka nisur një tur takimesh me qyetarë dhe strukturat në Tiranë dhe rrethe.