Deputetët dalin në pauzë, seanca vazhdon në orën 14:00

11.04.2019 12:58:55

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se migrimi nuk po e gjen Kosovën në befasi, meqë siç tha ai, kjo është bërë që 60 vjet, qysh prej viteve të ’70-a kur largoheshin kosovarët për një punë të përkohshme jashtë vendit.

Ai tha se qeveria duhet t’i jap liri ekonomisë së tregut, meqë sipas tij punësimi masiv ndodh në ekonominë private.

“Shumë kush punësimin po e lidh vetëm me punësimin në shërbimin publik, besoj që të gjithë këtu e dinë që punësimi masiv ndodh në ekonominë private, jo në shërbimet publike, sepse nuk e di që ka ndonjë vend në botë që punëson më shumë se 5 % të fuqisë punëtore, qoftë ajo profesionale, intelektuale, 90 % të saj punësohet në ekonominë private, në ekonominë e tregut. Tash cila është detyra e shtetit, qeverive në përgjithësi, që kësaj ekonomie mos të ia zë frymën, kësaj ekonomie t’i jap liri dhe mundësi të zhvillohet në mënyrë që të rejat e të rinj të gjejnë hapësirë të ushtrojnë profesionin e tyre brenda kompanive private”, tha ai.

Pas deklarimeve të shefeve të grupeve parlamentare, deputetët kanë shkuar në pauzë dhe pritet që debati për migrimin e të rinjve kosovarë, të vazhdojë në orën 14:00.

Ndërsa seanca e rregullt e cila pritej të mbahej sot, është shtyrë për të hënën.