Deputetët marrin ftesën për seancën e 3 gushtit

31.07.2017 15:43:09

Janë ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në seancën konstituive të Legjislaturës VI, e cila do të mbahet të enjten, më 3 gusht 2017.

Sipas njoftimit të Kuvendit , seanca do të fillojë në orën 10:00, sipas rendit të ditës:

1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të

mandateve të deputetëve,

2. Dhënia e betimit të deputetëve,

3. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.