Deputetët nuk ia japin mëditjet familjes së Nehat Thaçit

12.10.2016 13:24:54

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar “pro” dhënies së mëditjeve të tyre familjes së drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Propozimi ishte që mëditja e seancave të mbajtur për arrestimin e Nehat Thaçit t’i dërgohet familjes së tij.