Deputeti Andin Hoti: Ata që i nënshtrohen Erdoganit, janë zvarranikë

04.04.2018 17:06:55
Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, duke folur për arrestimin e shtetasve turq dhe deportimin e tyre për në Turqi, tha se ata që i nënshtrohen presidentit Erdogan, janë zvarranikë.

Hoti në fjalimin e tij tha se veprimi i institucioneve të Kosovës është sulmi më i rëndë dhe është atak mbi aspiratën e Kosovës drejt rrugës europerëndimore.

“Paramendoni çfarë dëmi i është bërë Kosovës me këtë veprim sidomos kur presim me mbush kriterin për vizat atë të korrupsionit, shtetet zvarranike që i nënshtrohen egos autoritaristit Erdogan  kemi parë dhe mund të shohim vetëm në Azi e Afrikë por jo në Evropë e as në Amerikë”, tha Hoti.

Sipas tij, si evropian të rinj të përcaktuar për parimet demokratike perëndimore me kidnapimin e gjashtë shtetasve turq, kanë rrezikuar të ardhmen tonë demokratike.