Deputeti Arifi, aktakuzën e quan fushatë kundër tij

12.12.2016 12:38:37

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia e Ashkalive të Kosovës, Etem Arifi, ndaj të cilit Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë për ‘mashtrim me subvencione’, ka thënë se kjo ka qenë një fushatë kundër tij gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014.

“Ka qenë një fushatë kundër meje gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare 2014. Asgjë tjetër nuk ka këtu”, ka thënë për Insajderin deputeti Arifi, i cili gjendej jashtë vendit.

Burime të Gazetës Insajderi thonë se vetë deputeti Etem Arifi e kishte themeluar OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke e siguruar kështu shumën prej mbi 25 mijë eurosh, te cilin pretendim e ka edhe Prokuroria.

Gazeta e ka pyetur deputetin Arifi rreth kësaj çështjeje, por ai nuk është përgjigjur.