Deputeti Beqa kërkon të bëhet Super-Ekspertizë për rastin Dehari (Video)

19.12.2016 20:30:02

aportet e publikuara kontradiktore për rastin Dehari ka bërë qe të ndihet nevoja për një ekspertize të re ndërkombëtare, apo superekspertizë. Ky opsion po përkrahet nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa.

Ai në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’, me Leotrim Berishën ka bërë thirrje qe të realizohet ky propozim, ndërkohë pret qe në seancën e nesërme të jashtëzakonshme të sqarohet shumëçka rreth vdekjes se tij.

E, sa i përket murit në veri të vendit, deputeti i PDK-së shprehet i sigurt se ai do të rrënohet. Ura, sipas tij, do të jetë e kalueshme dhe integruese. Duke folur për buxhetin e vitit 2017, Beqa ka thënë se vërehet se buxheti ka qenë i orientuar në komunat qe udhëhiqen nga LDK dhe kjo sipas tij, është e papranueshme.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për zgjedhjet në Drenas. Qytetarët e Drenasit, sipas tij, e kanë bërë zgjedhjen e duhur, pasi Ramiz Lladrovci ai thotë se do të mbahet mend për realizimin e të gjitha premtimeve qe i ka dhënë në fushatë.