Deputeti gjerman: Dënojmë dhunën në zgjedhje, dëmton progresin e Shqipërisë për integrimin

29.06.2019 18:20:47

Deputeti gjerman, Manuel Sarrazin ka dënuar sulmet e dhunshme në KZAZ-të e Shqipërisë lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ai shprehet se dhuna në zgjedhje do minojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“I dënoj të gjitha sulmet e dhunshme në Shqipëri që dëmtojnë zgjedhjet lokale nesër dhe progresin e bërë në procesin e integrimit në BE. U bëj thirrje të gjitha palëve që të mundësojnë dhe sigurojnë një protestë paqësore”, – shprehet Sarrazin.

Gjithashtu, sot gjatë ditës, Presidenti Ilir Meta, ka apeluar për vetëpërmbajtje të gjithë secilit ditën e nesërme kur do të mbahen edhe zgjedhjet lokale pa pjesëmarrjen e opozitës.

“Të gjithë duhet t’i shërbejmë së ardhmes evropiane të Shqipërisë, ndërsa ka ftuar që të shmangen provokimet që çojnë drejt dhunës”, ka thënë Meta.