Deputeti lëviz pa maskë, gjobitet

25.05.2021 15:29:28

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është gjobitur nga policia, pasi ka shëtitur pas maskë në sheshin kryesor të Prishtinës.

Lajmin për gjobitjen e ka bërë publike vetë deputeti Haliti me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës. I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse”, shkruan deputeti i opozitës, Haliti.

Ndërsa mësohet se gjoba për këtë shkelje është në masën e 35 eurove.