Deputeti socialist: Kosova në Asamblenë e Këshillit të Evropës, arritje historike

11.10.2016 15:07:17

Për deputetin e Partisë Socialiste pranimi i Kosovës në Asamblenë e Parlamentit të Këshillit të Evropës është një arritje historike.

“Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit te Evropës u hap porta e demokracisë për Kosovën: duke filluar nga sesioni me i afërt, Kosova do te ketë delegacionin e saj, me tre anëtare dhe tre zëvendësues, përfaqësues te forcave politike te Kuvendit, por çka është me e rëndësishme, përfaqësues te një populli martir, qe aq shume sakrifikoi për lirinë dhe pavarësinë e vet!

Arritje historike! Frymëzim dhe përgjegjësi për te ecur ne rrugën e integrimit evropian!”, shkruan Dokle.