Deputetja e Kuvendit të Kosovës : Epopeja e UÇK-së është pjesa më...

Deputetja e Kuvendit të Kosovës : Epopeja e UÇK-së është pjesa më e rëndësishme e kombit tonë.

05.03.2017 16:51:03

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se epopeja e UÇK-së është pjesa më e rëndësishme e kombit tonë.

Ajo ka thënë se  me shumë nderim e krenari përherë do të kujtojmë sakrificën dhe heroizmin e të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve të cilët i dhanë vulë ëndrrës së qytetarëve për një shtet të lirë e të pavarur.

“Përherë do ta kujtojmë fillimin e betejës heroike të Familjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari. Do ta kujtojmë me shumë nderim e krenari heroizmin dhe sakrificën e të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve të cilët 19 vjet më parë i dhanë vulë ëndrrës së qytetarëve për një shtet të lirë e të pavarur. Epopeja e UÇK-së është pjesë historike më e rëndësishme e kombit tonë!”, ka shkruar Deliu, në rrjetin social Facebook.