Deputetja shqiptare, për nënën e Sabinës së vrarë në Munih: Zoti ju forcoftë!

23.07.2016 17:34:56

Deputetja demokrate e qarkut të Mirditës në Kuvendin e Shqipërisë, Albina Deda Gjoci, është një e njohur e familjes Sulaj me origjinë nga Rrësheni, që në sulmin e djeshëm të armatosur në Munih humbën të bijën Sabinën.

Deda, në profilin e saj në Facebook, e ka kujtuar atë si më poshtë:

“E dashur Lola Tuci!

Kur mesova lajmin per humbjen e Sabines vajzes tuaj nga nje sulm terrorist, ndjeva nje dhimbje shume te madhe!

Nje stuhi, nje humbje kaq e tmerrshme per ty Lola!

Por edhe per ne!

Per gjithe Rreshenin!

Sapo u mor vesh te gjithe u pikelluam!

Nuk gjej dot fjalet e duhura per te ngushelluar se jam vete nene, dhe dhimbja s’mbaron kurre per nje nene.

Jam me ty, me dhimbjen tende! Jam atje me mendje e me zemer dhe ju dergoj lutjet e mia per Sabinen, engjellin tuaj.

Sot lotet e tua jane te bashkuara dhe me te mijat, me te gjithe Rreshenit qe te deshen dhe te respektuan e sot lotojne per Sabinen.

Zoti ju forcofte!

Shpirti i ndricofte ne parajse

U prehte në paqe!” (sic.), ka shkruar ajo.

Capture