Deputetja Thaçi, Kurtit: Je njeri paranojak, nuk do ta drejtosh kurrë Kosovën

02.02.2019 20:47:38

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me punimet e seancës plenare.

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha duke iu kundërpërgjigjur kryetarit të VV-së, Albin Kurti lidhur me votimet për ekipin dialogues, ka thënë se ai është person paranojak.

Sipas Thaçit, Kurti nuk do të jetë kurrë lider i vendit.

“Albin Kurti është paranojak, hin kqyr lista se kush cka ka votu. Shyqyr që s’ka me i ardhe rradha me e drejtu këtë vend dhe s’do të bëhemi pjesë e paranojave. Unë jam mbesë krenare e presidentit Thaçi dhe partisë e cila i ruan raportet me aleatët tanë strategjik”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se më herët, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Paga.