Deshirat e tiranses për Turjakën, i munden dyshimet

19.06.2018 12:08:32

(Vazhdimi i trembëdhjetë dhe i fundit)

 “Djali shka i thot qikes o

Zemra llubenices,

Qika shka i thot djalit o,

Hajde rrethit malit o” (Këngë baritore e dashurisë)

Pas dy ditëve e tri netëve, Sanija, tiransja “e vogël” doli në oborr.Të gjithë u gëzuan që tiransja ishte më mirë. Madje edhe plaku që kurrë nuk delte nga oda, ku rrinte me burra, doli në pengjere dhe e shikoi Sanijen. Plaku i ngratë që kurrë nuk ishte dorëzu e as plakën e vetë nuk e kishte dëgjua, para Sanijës e kishte “dhân teslimin”. Ndërsa Sanija për hatër të tyre kishte pranua që ti fryej Halla Nurë e Rexhep Demiri.

Ndërsa plaka e zonja e shtëpisë që pa lejen e saj as nuset e as qikat nuk bënin asgjë, ate mëngjes vetë kishte marrë një xheveq me tamel, pa ia marrë mazën dhe një kusi me tamel të vluar e kishte shkua te Dudi i Madhe. Nuset, kishin marrë dy shkama, një për vjehrrën e tjetrin për Sanijen. Ndërsa, bënë ashtu qysh iu tha vjehrra, tash rrinin në këmbë dhe shikonin nga Sanija e pritnin nga një urdhër nga vjehrra.

E Sanija dukej e zbehtë në fytyrë por e gëzuar që më në fund e kishte kaluar edhe këtë “krizë”. Hijeshia e saj i bënte për vete jo vetëm nuset e qikat por nuk kishte djalë në Turjakë që nuk dëshironte ta shoh Sanijen. Bukuria e tiranses mund të krahasohej vetëm me hënen e plotë që natën dilte në Malet e Turjakës e shpejt mëshifej pas reve të holla e humbëte në Malet e Zatriqit. Po nuk ishte vetëm bukuria e Sanijes që “i linte pa gojë” gratë e qikat turjakase, ishte thjeshtësia e saj në në të folur e në të veshur. Ajo i vishte teshat e kusherirave dhe iu jepte teshat që kishte marrë nga Tirana qikave turjakase, kusherirave. Pastaj, kur hante bukë, ajo ulej në tokë apo në një cung e nuk priste që dikush me ia pru një shkam druri, me tri këmbë. Fliste me të gjithat e me kusherinjët që ishin moshatarë, më të mëdhenj e më të vegjël në moshë. Edhe me ta gjente tema që ata i kishin shumë në qejf por Sanija ishte e kujdeshme që vetëm për “dashuri” të ketë më shumë kujdes e të mos flet.

Dhe sytë i shkuan te gjokset që i kishte sa pjeprat e llubenicat e Turjakës që bëheshin vetëm në arën e Bratatinit e te Vorr i Lugatit …e nga larg dëgjohej një këngë:

  Kur kam nejt ni dit me ty, qiko

Ni dit` sa a dita

Gjylpanen ta hpqa,

Për … gjoksa te ngjit”

Djali shka i thot qikes o

Zemra llubenices,

Qika shka i thot djalit o,

Hajde rrethit malit o” dhe këngën tjetër që qika i thonte djalit:

 “Sam met kujt mi besu

Mram m`ke puth

Sot ke kallxu”

 Tiranses i pëlqyen keto dy bejte të këngëve baritore që i këndonin barinjët turjakas sepse në Tiranë nuk kishte dëgjua këso këngë aq të ndieshme që aq bukur “flasin” për dashurinë qikat e djemt.

 Tiransja kishte vendosur që të rrinte edhe së pakut një javë në Turjakë, kjo pasi kishte lexua disa letra të nënes që i kishte gjetur në fund të qantes ku Sieri e donte Sylën dhe prandaj kjo ishte në qef.

Pastaj, plaku dëshironte që Sanija aty të rrijë se gjak i vëllait të tij.

 (Për këto, dëshirat e Sanijes dhe disa nga qindra letra, do të shkruaj më vonë)

 Disa nga letrat e Sierit dhe të Sylës:

 Sieri: – Cdo fjale tënden e lexova . Shpetuam. Nuk u mbytem ne urrejtje.

 Syla: – Me vjen keq, ndihem i turpëruar.

Nëse më pranon … Të puthi.

 Sieri: – Po dhe dua të më pushësh gjatë.

A je për të folur tani? Mbase je i zënë se edhe unë nuk kam shumë kohë.

Uroj të kesh nje dite te mbare!  

Te mora por nuk e ngrite. Jam në bus. E shikoj qe nuk je i lire, flasim me vone. Do perpiqem te te marr, mos u preokupo!

 Syla: – Sier, erdha në banesë.

 Sieri: – Më merr, flasim pak!

 Syla: – U nderpre, pse?

 Sieri:- Më moren nga zyra ne cel. Shkruajme se ketu pergjohemi. Te puth!

 Syla: – Të puthi unë ty më shumë në buzë e në … !

 Sieri:- Neser do të jem prap ne pune. Flasim paradreke. Sot erdha ne zyre vetem per te folur me ty.

 Syla: – Sier, me vjen keq nga ti.

 Sieri: -Jo! Mos! Jam me njerëz dhe nuk dua te me degjojne. Kane kuptua dicka nga gjendja ime jo gazmore. Keto dite isha e humbur. Por tani jam mire, normal. Nuk dua te dine asgje!

Te dua!

Te puth!

 Syla: – Oj Sier!

 Sieri: – Or Sulo! O me ka marrë malli për ty.

 Sieri: – Me ka marre malli per ty. Ka dicka te vogel qe kam kujdes me shume.

 Syla: – Sier, sa momente te mira kemi pasur, a te kujtohet?

 Sieri: – Shume, shume. Ishte bukur.

Gjeja me e bukur ne kete bote eshte te dush e te te duan.

 Syla: – Nuk ka kush ta pershkruan dashurine tende qe ke per jeten e per … njeriun.

 Sieri: – Nuk ka.

 Syla: – Ato fjalë pata fatin ti dëgjoj nga goja jote unë dhe askush tjetër.

 Sieri; – Jo! Kurre me aq intensitet. Ne shtynim njeri tjetrin. Pasqyronim.

 Syla: – Bukuriaj jote ishte tërheqëse dhe ajo më çmendi.

 Sieri: – Ti ishe dashnor i mire, i bute por i zgjuar.

 Syla: – Ti ishe njeriu që me se shumti me dhe mua, dashurinë… per jetën.

 Sieri: – E  egesuar. Une te dua ty dhe ta di per nder qe me deshe shume, qe me dhe aq shume cdo dite e me ore te tera.

 Syla: – Dhe ti nganjehere ishe “bishe e eger” qe doje te me haje e të mi shkulesh floket!

 Sieri: – Pa u lodhur po akoma dua ta beje, akoma.

  Syla: -Dhe une dua. E dashura Sier, ti ke nje zemere mali.

 Sieri: – Une zemren e kam hambar.

 Syla: – do të doja të jem vetëm me ty.

 Sieri: – Po! Kam nevoje per vemendje e dashuri dhe kur nuk e gjej, iki si hena mes reve, larg.

 Syla: – Edhe sikur te më ikesh, kam me të zënë. E kur të ze, ke me i pagua ….

 Sieri: – Te kam xhan.

Une ti kam dhene te gjithat, dashurine, edhe trupin sepse ti me pelqen e me terheq fizikisht … Por nuk e di realisht … Eshte si nje enderr e bukur pranverore, kjo e jona.

 Syla: – Unë nuk dua tjetër, pos trupit tënd …

 Sieri: – Ato i ke. …… . Une kam qene e bukur. Tani perpiqem te mbahem

 

Syla: -A je vetem tash? Me ka marre malli …

Sieri: -Jo! Jam me …

Por ato po shtrojne dreken. Me duhet te te le

Te dua!

Te puth!

Syla: -Ty te kisha puthur para …

Te puthi edhe une. Zemra ime, paskna harrua kur kam marre zemra. Me duket se kane kalua dy shekuj

Sieri: -Mos lejo asnje idjote, grua tjeter te te dergoje zemra! Kurre!

Ketu duhej per ilustrim nje poezi e Pushkinit …..I loved you …

Kenaqu!

Syla: – Kenaqem, kur te takoj ty e kenaqemi se bashku.

Sieri: -Kur me takon …” ne boten tone”

Syla :- Ne Tiranen e tiranses

Sieri: -Aty po.Tirana eshte e bukur ..,

Syla: -Ose ne Turjaken e turjakasit, ne Mirushe.

Sieri :- Aty pastaj … do te ishte super.

Syla :- Do te lahemi … e pastaj do te ….

Sieri: -Mirusha eshte perralle nga e kaluara… Kryeveper.

-Po, do te laheshim e me pas do te ” laheshim “….

Syla: – E unë do te puthja, gjoja po ta ferkoj shpinen, gjoja ndersa ”zemra” .. ?

Sieri: -Do te ndodhnin … te gjitha.

Syla :- Ne uje, ne Mirushe …. ?

Do te ndodhnin në uje, ne Mirushe …. ?

Sieri: -Ne cdo terren: ne uje e toke e krevat.

Syla: – Oh, Sier, ti je e perkryer.

Ti puthi …!

Sieri: -Te tuat janë.

Syla: – Te miat?

Sieri: -Po, jane te tuat o rrugaç

Po ti duash … !

Është yti.

Syla: – Me cmende, oj bukuroshja tiranse!

Sieri: -Ate dua … te te çmend, ta mbash mend

…pas teje!

Syla: – Rash ne krevat, dua te flej. Jam i lodhur. Sier, te dua! Naten e mire!

Sieri: -Naten e mire! Une jam ne nje darke me m…

Sapo u ngrita. Kam.lene disa gjera per te bere …

Flasim me vone…

Syla: – Ne fotografine qe ma dergove, kishe ”ra ne mendime”, ishe e lodhur?

Sieri: -Po ti ku je? Une ashtu dal. Nuk jam e lumtur si person … Jam vetem e kenaqur per cfare kam.

Te puth!

Flasim me vone.

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 19 qershor 2018