Dëshirojmë ta rikthejmë ftyrën rugoviane, tha Hoti në tubimin e mbajtur në vendlindje

02.06.2017 22:15:13

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti sonte është pritur nga qytetarët e vendlindjes së tij në Ratkoc.

Ai ka thënë se do tu qëndroj besnik qëndrimeve të LDK-së, duke shtuar se do të synojnë ta ndryshojnë për të mirë Kosovën.

“Ne të gjithë në LDK me koalicion jemi zotuar që do t’i japim vendit qeverinë më profesionale. Do t’i mbështesim studentët, pleqtë, bizneset. Dëshirojmë ta rikthejmë ftyrën rugoviane. Për punë dhe jetë të qetë gjithkund në Kosovë”, ka thënë Hoti.

Ai ka premtuar për përkrahje ndaj bujqve, rritje të pensioneve dhe fuqizim të të rinjve.

Në këtë takim ishte prezent edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe kandidatë për deputetë nga ky koalicion.