Dëshmitarët tregojnë për tmerrin: “Desh vdiqëm nga frika, të gjithë iknin…”

07.04.2018 22:46:45
Mediat gjermane kanë bërë të ditur se Jens R., 48 vjeç, e ka drejtuar furgonin me të cilin la të vdekur tre persona në qytetin gjerman Munster.

 

Ai e drejtoi automjetin në drejtim të qytetarëve duke lënë edhe shumë të plagosur, ndërsa vet kreu vetëvrasje.

Sipas këtyre mediave, ai nuk kishte dosje kriminale, por ka pasur probleme psikike dhe dy herë është hospitalizuar.

Për incidentin kanë folur edhe dëshmitarët, transmeton lajmi.net.

“E kam dëgjuar goditjen e fuqishme dhe menjëherë njerëzit kanë filluar të qajnë dhe të bërtasin. Të gjithë iknin, kurse më pas erdhi policia”, ka thënë një dyshimtar.

Studentja 21 vjeçare Lena ka treguar se me miqtë e saj ishte duke ngarë biçikletën, kur para tyre u hodhën një numër i madh njerëzish.

“U hidhnin në drejtimin tonë dhe bërtisnin që të iknim pasi që dikush i ka shkelur njerëzit. U larguam me vrap, por desh vdiqëm nga frika, menduam që diçka mund të shpërthejë ose dikush do të shtie drejt neve”, ka thënë ajo.