Dështimi i sigurimeve shëndetësore, shkak ligji

10.01.2017 20:58:05

Mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetsore është paraparë të filloj më 1 janar, ndërsa tani është shtyrë.

Sipas deputetit të Partis Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ky është dështim i ministrit Imet Rrahmani.

“Ky ministër është i paaftë”, ka deklaruar deputeti.

Sipas ministrit, kjo ka ndodhur për shkak të ndryshimeve të ligjit.

“Koncept dokumenti ka kaluar në Qeveri, ndërsa tash pritet që Grupi Punues ta procedoj në Kuvend dhe presim që të mirret me prioritet”, ka deklaruar Rrahmani. /Tribuna