Dështojnë masat e sigurisë, kamioni futet në shesh (FOTO)

17.02.2018 13:55:23

Festa e për dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës ka nisur që në orët e mëngjesit.

Sheshet e Prishtinës janë mbushur plotë me njerëz. Ata po argëtohen në mënyra të ndryshme.

Nga dalldisja e festes, një kamion është futur në sheshin “Zahir Pajaziti” plotë me njerëz në të, shkruan lajmi.net.

Kamionin nuk e ka ndalur askush që të futet brenda sheshit, ndërkohë që rimorkio është i mbushur me qytetar që mbajnë flamuj në duar.