Dështon rezoluta e VV-së për pandeminë, e votojnë veç 25 deputetë

23.07.2020 11:52:05

Ka dështuar rezoluta e Vetëvendosjes  në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

E njëjta nuk ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në Parlament, shkruan lajmi.net.

Për këtë propozim-rezolutë kanë votuar vetëm 25 deputetë.

Në këtë rezolutë rekomandohej ndër të tjera që të shkohej në procedurë të përshpejtuar me Ligjin për Pandeminë, dhe po ashtu kompensimin e orëve shtesë për stafin shëndetësor.