Detaje nga plagosja e sotme në Prishtinë, i përfshirë edhe vëllai i deputetes! (Foto/Video)

20.01.2017 11:49:55

Mbrëmë në ora 04:00 të mëngjesit ka ndodhur një plagosje në një nga lokalet e kryeqytetit. I plagosuri është Mehdi Shaljani punonjës i lokalit.

Burime të ‘Indeksonline’, bëjnë me dije se fillimisht një grup i personave janë përplasur me disa persona brenda lokalit.

Madje, sulmuesi ka pasur përplasje edhe me vëllain e deputetes se Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Sulmuesi është nga qyteti i Mitrovicës.

Pas përplasjes me disa persona, sigurimi e ka nxjerrë jashtë lokalit.

Gjithnjë, sipas këtij burimi, sulmuesi edhe pse është nxjerrë jashtë nga lokali nga ana e sigurimit ka pritur jashtë në një veturë e tipit Golf 5 dhe kur sigurimi është larguar nga lokali ka filluar të gjuajë nga jashtë dhe ka hyrë brenda ku e ka plagosur pastruesin.

Aty ka pasur edhe punëtorë tjerë në lokal.

‘Indeksonline’, mëson se personi i arrestuar është Zekirija Braboniqi.

Policia është në kërkim të tre personave tjerë të dyshuar se kanë gjuajtur me kallash.

Hetuesit rajonal lidhur me rastin në fjalë, kanë konfiskuar: automjetin Golf V, ngjyrë hiri me targa të Republikës së Kosovës për ekzaminim, një revole me gaz si dhe 12 gëzhoja (të AK47), të cilat janë gjetur në automjet.