Detaje tjera të vrasjes së dyfishtë në Gjakovë

16.07.2017 21:28:14

Njëri është 45 vjeçar, ndërsa tjetri 55

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes në Jahoc të Gjakovës, ku një person ka vararë një tjetër dhe më pas edhe veten.

Policia njofton se viktimat janë meshkuj,  njëri i moshës 55 dhe tjetri 45 vjeç. ”Sot me datë 16. Korrik 2017 rrethë orës 18: 55 minuta, Stacioni  Policor në Gjakovë përmes telefonit është njoftuar se në fshatin Jahoc të Gjakovës ka te shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për viktima. Policia menjëherë ka arritë në vendin e ngjarjes dhe në restorantin “Glory” në Jahoc ka gjetur dy persona të goditur me armë zjarri,  mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre”, njofton policia.

Viktimat janë: P. S. M i lindur me 1962 mashkull Shqiptar/Kosovar dhe K. M. M i lindur me 1972 mashkull Shqiptar/Kosovar

”Sipas një dëshmitari okular mësohet se viktima K. M ka shtëne me armë zjarri ( pistoletë ) në personin P. M dhe menjëherë në të njëjtin vend është vetëvrarë”, njoftohet më tutje.

Sipas policisë, në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për hetimin e kësaj ngjarjej, derisa me urdhër të prokurorit të shtetit viktimat do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.