Dezinformatori Sali Berisha lëshon pordha për llogari të Serbisë e rusisë!!

06.09.2019 09:44:57
Luan Hamiti
Sali Berisha, ky shërbëtori i dënjë të Serbisë dhe Rusisë, ka reaguar se pse kryeministri Edi Rama ka ndaluar përdorimin e smartphonëve në ushtri.
Ky u bë altoparlant i shteteve armiqësore të lartpërmendura, duke ngritur zërin për interes të tyre. Ishte i acaruar së bashku me Beogradin e Moskën se tani sdo të mund të.nxjerrnin më.sekrere ushtarake?!
Për më tepër, ky nxin figurën e Kryrministrit duke thënë se ai kishte publikuar listën emërore të oficerëve të SHISH dhe se ata u botuan në mediat ruse-serbe.
Kjo është një dezinformatë dashakeqe dhe tregon analfabetizëm në fushën e teorisë së shërbimeve informative.
Kryeministri kurrë nuk mund të ketë listën emërore të oficerëve të këtij Institucioni. Ai mund të informohet nga SHISH në problematka të ndryshme – kompetencë e Institucionit – por SHISH nuk i dërgon kurrë kryeminitrit listën emërore të nënpunësve të tij.
Jo vetëm që nuk ka ndodhur si ngjarje faktike të publikohet ndonjë listë, por duket se Saliu ka harruar të merr barnat ose është i paguar të flet dezinformata për llogari të shërbimeve serbo-ruse.
E vetmja listë që u publikua ishte të disa emrave potenciale të drejtuesve të SHISH që i publikuan eksponentë të.PD në fillim të vitit duke shkelur sigurinë.kombëtare!
Për fund konstatoj se Sali Berisha është gjithashtu në panikë se SPAK-u po vjen ngadalë, por shumë sigurt dhe ai do të mbyllet në birucë aty ku e meriton për të gjithë krimet e tij! Për këtë arsye spo dallon më realitetin nga science-fictioni, fakt shumë të rëndë për një drejtues të lartë si ai…
Tiranë, 5 shtator. 2019