Dhimbje dhe brengë e shpirtit, për të vrarët e popullit tim!

28.11.2019 22:35:41

Nga Skënder MULLIQI

Dhimbje dhe brengë në shpirt, mall, lot ,ankth, për humbjen e shumë jetërave të popullit tim në Shqipëri, nga fatkeqësia përmbysese natyrore! E pamë,e përjetuam këtë tragjedi kombëtare të gjithë së bashku nga afër dhe nga largë. Kjo na dermoi, na e zymtësoi tokën dhe qiellin para pranisë së Zotit, se humbem shumw vellezer dhe motra tona…Por të gjithë, sërish do gjejnë forcë që të ringriten edhe pse zemrat i kan të thyera, edhe pse kan kujë e vajë sot… Ata përjetuan ferrin e vertëtë, përjetuan humbjën e nënave, motrave, vëllezërve, djemve dhë fëmijëve të tyre …Akrepat e orës u ndalën të martën e “zezë”, u ndalën për 30 sekonda të tmerrit, për 30 sekonda të luftës për jetë a vdekje.Ishin të gjata këta sekonda sa shekujtë, ishin të gjata në pa kufijë orët dhe netët për shumë kënd nën germadhat e shumë shtëpive dhe pallateve të rrënuara për toke…Pamë dhe ndëgjuam histori njerëzore të shuara mes fatit tragjik të këtij termeti.Askush nuk e ka paramenduar dhe deshiruar sigurisht një vdekje të tillë. Ishte shumë e dhimbshme, por edhe madhshtore vepra e një gjysheje në Thumanë, e cila e duke e mbrojtuar më trupin e saj, shpëtoi nipin e vogël.Kjo histori e trishtë e vrasjeve nuk përfundon këtu.Ndodhën mbi 40 të vdekur nën rrenojat e shtwpive dhe pallateve…Këto ngjarje kan edhe anën e krenarisë tonë kombëtare. Shqiptarët në të katër anët e globit, e sidomos shqiptarët e shtetit të dytë në Ballkan ,po ju dalin në ndihmë vellezëreve të tyre.Si shteti ashtu edhe shumë njerëz të vullnetit të mirë , i kan hapur dyertë për të gjitha ata që kan mbetur nën qiellin e hapur. Shumë herë shqiptarët gjatë historisë janë bashkuar në të keqe dhe në të mirë, por duket si kësaj here, dhe hëren kur u bë lufta në Kosovë, i dolën zot njeri-tjetrit më shumë së kurrë më parë. Kufiri shqiptaro-shqiptarë kësaj radhe mbeti vetëm në letër. Shqiptarët po funksionojnë si një trup i vetëm . Këtu nuk e kam fjalën për ata që po i udheheqin shtetet tona. Ne vend që ti harrojnë përaqarjët dhe të bëhën bashkë në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria, ata po dalin në terren secili i vetëm, e kjo duket së po bëhët më shumë sa për tu dukur! Natyrisht këtu nuk i fus në një thes të gjithë . Bashkohuni o burra nese keni ndijesi, nese keni atdhedashuri, nese ju ka mbetur sado pak moral politik?! Nuk duhet ta harrojmë ketu edhe Diasporën, e cila kurrë nuk na ka lënë në baltë.Solidariteti dhe ndihma karshi njerëzve në nevojë është për çdo lavdatë.Edhe shtetet mike, edhe individ të caktuar jo vetem shqiptarë po tregohen solidarë.Festat e Flamurit dhe 107 vjetori i pavarësisë të Shqipërisë , nuk ishte në historinë tonë më i trishtë.Por, sigurisht së as kurrë më parë nuk ishin aq të bashkuar shqiptarët e të gjitha trevave etnike …Por, edhe kurrë më të vetmuar së sot nuk kan mbetur disa nga drejtuesit e dy shteteve tona…