Dhimbje, lot, ulërima/ Të afërmit u japin lamtumirën 8 anëtarë të familjes Lala

30.11.2019 11:20:20

8 anëtarët e familjes Lala do të përcillen sot në banesën e fundit. Homazhet po zhvillohen në pallatin e Kulturës në Durrës, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 11.00.

Sot iu jepet lamtumira Sahadetës, Ilirit, Marjetës, Griseldës, Amalias, Emiljos, Dionisës dhe Enisit.

Familja Lala, me origjinë nga Dibra, por jetonte prej vitesh në qytetin bregdetar. Banesa e tyre u shemb dhe për rrjedhojë kanë humbur jetën tetë anëtarë të familjes.