Nga një rrahje masive që ka ndodhur dje kanë pësuar disa persona.
Sipas Policisë së Kosovës, në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj, pasi të njëjtit gjersa ishin duke qëndruar në një kafeteri janë sulmuar fizikisht me shkopinj druri dhe shufra metalike nga një grup prej rreth 10 personave të dyshuar.
Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore, për çka edhe janë dërguar në tretman mjekësor.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti është proceduar për “lëndim i rend trupor”.