Dhjetëra majmunë pësojnë njëkohësisht sulm në zemër nga frika kur dëgjuan zhurmën e tigrit (Foto/Video, +16)

11.09.2017 20:33:23

Dhjetëra majmunë janë gjetur të vdekur në një pyll në Indi – derisa veterinarët pretendojnë se ata kishin pësuar sulm në zemër nga frika kur dëgjuan zhurmën e tigrit.

Banorët e asaj zone i kanë gjetur majmunët në pyll, dhe kishin mbetur të habitur me këtë vdekje masive.

Ata fillimisht dyshonin se janë helmuar, por me të arritur në vendin e ngjarjes ekspertët kanë konstatuar që të gjithë kishin pësuar sulm në zemër në të njëjtën kohë.

Veterinarët në Kotëali Mohammadi, në pjesën veriore të Indisë kanë kryer hetimet dhe kanë konstatuar se majmunët kanë pësuar sulm në zemër nga frika kur dëgjuan zhurmën e një tigri.