Dhuna në familje: Në Klinë rrahet nëna, në Suharekë gruaja

23.02.2019 12:55:13

Dhuna në familje po shënon rritje në Kosovë çdo ditë e më shumë. Kryesisht janë gratë ato që po sulmohen nga meshkujt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Suharekë ngase ka ushtruar dhunë ndajë bashkëshortes.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar ( bashkëshorti i saj). Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmëni mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Tutje, në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme në Klinë është arrestuar një person i cili ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj nënës së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare që kishte pasur me viktimën femër K/Shqiptare (nënën e tij) kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.