Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka reaguar rreth sulmit fizik ndaj gruas rome sot në Ferizaj.
Ajo ka shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e thellë rreth kësaj sjelljeje.
“Shpreh indinjatën time të thellë dhe zhgënjimin me sjelljet e turpshme ndaj gruas rome, së pari në Lipjan e tash edhe në Ferizaj. Diskriminimi dhe linçimi, as nuk ishte vlerë as nuk do të jetë kurrë vlerë e qytetarëve as e shtetit tonë.
E tmerrshme të mendohet se mund të ngjaj një sulm i tillë, duhet të jetë alarmi i fundit për organet përgjegjëse që këto dukuri të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Hoxha në Facebook.