Dhurata Hoxha takon komisionerin Johannes Hahn: Kosova ka perspektivë evropiane

Dhurata Hoxha takon komisionerin Johannes Hahn: Kosova ka perspektivë evropiane

23.10.2017 13:37:24

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, kme të cilin ka biseduar për agjendën integruese të Kosovës.

 

Në njoftim thuhet se ministrja Hoxha ka theksuar përparimin e bërë në shumë fusha.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është sukses yni i përbashkët, andaj, konsiderojmë se procesi do përshpejtuar për të vënë në fokus, përmbushjen e reformave adekuate dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të përmbushë obligimet e MSA-së. Ministrja Hoxha po ashtu ka theksuar rëndësinë e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Komisionari për zgjerim, Johannes Hahn, ka ritheksuar qëndrimin për perspektivën evropiane të Kosovës.

Ai me këtë rast ka potencuar rëndësinë e zbatimit të Agjendës Evropiane të Reformave dhe zbatimit të MSA.

Hahn konfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe perspektivën e saj evropiane.