Dhuruar të gjitha mimozave qe kam këtu!!!

11.10.2021 21:59:14
Nga Pirro  Minella
Sot qenka dhe dita e “Vajzave”, nje motiv me shume per Mimozat e mia!!!
….”Valle ku jane “mimozat” e dikurshme…vazhdojne te celin ashtu bukur ne prag pranvere…!!!”
…Nje degez mimoze e verdhe ne profilin e nje mikes time ketu me kthehu prapa ne kohe ne ate nostalgji te bukur…
Koha e bukur e studentit, me ate shkujdesjen dhe veprimeve te bera pa u menduar dy here, kishte bukurine e vet, sinqeritetin e vet dhe ciltersine e vet.
Shume lojra benim, po edhe “cupkat” i ngacmonim, sidomos kur kalonin mbasdite te “pispillosura”, poshte penxheres time aty tek godina 23, dhoma 34.
Ishte prag pranvere, koha kishte filluar te ngrohej dhe ja buze rruges, pikerisht anash godines tone, poshte, ishte nje peme mimoze e cila kishte celur me tere bukurine e saj mahnitese.
Nuk e di se cfare me shtyri nje ndjesi e brendeshme sigurisht, ate mengjes u ngrita heret, mbarova shpejt e shpejt tualetin dhe zbrita poshte.
Sa arome leshonin mimozat, njera me e bukur se tjetra, kur nje degez e bukur pak me menjane, se shoqet me “shkeli” syrin, me tha me ate ze te brendeshem:
“Nuk do me dhurosh sot tek nje mike jotja t’ja zbukuroj mengjezin”!!!.
Me shkundi, ndjeva nje dridhje te brendeshme.
Nuk e zgjata e keputa degezen e pare.
Prita aty ne rruge me degezen e mimozes ne dore, kush fatlume do ta merrte ate.
Nuk vonoi dhe ne rruge erdhi cupa e pare, studente, qe po shkonte per leksion, e bukur tere hire dhe ecte me ate capin e lehte si flutur.
I fola: “Miremengjes”
Dhe i zgjata degezen e “mimozes”, e cila leshoi ne ato momente dhe aromen e saj.
Studentja ndaloi hapat, me pa nje moment, por e mori degezen e mimozes, duke me falenderuar.
Kur po shkonte i them:
“Mos valle te quajne Mimoze si kjo degeze lule”?
-Jo- me tha, qeshi dhe vazhdoi rrugen.
Keshtu filloi loja mes meje degezave te mimozes dhe atyre studenteve, qe kishin fatin te merrnin ate degezen e mimozes.
Erdhi edhe studentja e dyte, perseri me miresjellje i zgjata degezen e mimozes te shoqeruar me pyetjen:
“A quhesh Mimoze”?
Besoj se ate dite dhurova shume degeza mimozash.
Por edhe une e gjeta nje studente, qe quhej Mimoze.
-Nje minute – i thashe asaj dhe keputa edhe nje degez tjeter mimoze duke ja dhuruar. Ti e meriton te kesh dy degeze mimozash.
Ajo me buzeqeshi me dha doren dhe vazhdoi rrugetimin e saj.
…Pastaj mora rrugen per ne Mencen Nr 3 ku ai mengjez me shijoi, m’u duk me i shijshem se ma bene me te kendshme ato degezat e mimozave te dhuruara, kudo.
Jam i bindur se dikush nga ato studente qe e kane shijuar ate degeze mimoze ne keto momente e kujtojne ate gjest te atij “studenti te panjohur”….