Franco Fratini, president i Institutit për Organizatat Ndërkombëtare ka thënë se pa uljen e tensioneve nuk mund të ketë dialog në mes të Prishtinës dhe Beogradit .
Fratini ka vlerësuar për agjencinë e lajmeve serbe “Tanjug” se shefja për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogerini, duhet të kujdeset që detyrimet të përmbushen dhe jo vetëm që përsëris nevojën për dialog, transmeton lajmi.net.
Ndryshe, takimi i fundit në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënive, mes presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte më 23 mars në Bruksel, ku diskutuan për marrëveshjet e arritura deri më tani mes vendeve.






































