Dibër, gjendet vajza e zhdukur pas zjarrit që i ra në shtëpi

13.04.2017 10:35:07

Policia ka gjetur vajzën e zhdukur mbrëmë pas një zjarri që përfshiu shtëpinë e saj, në fshatin Guri i Zi, në njësinë Arras të Dibrës.

17-vjeçarja ishte zhdukur pasi shtëpia u shkrumbua. Fqinjët i thanë policisë se ajo ishte frikësuar.

Policia kontrolloi për disa orë zonat përreth dhe bën me dije se vajza u gjet shëndoshë e mirë gjatë mëngjesit në qytetin e Peshkopisë, raportojnë mediat.

Ajo është bashkuar me prindërit, të cilët nuk ishin në fshat kur ndodhi ngjarja.  Shkak i zjarrit mendohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.