Dibra, Zhupa dhe Reka nesër pa energji elektrike për 10 orë të tëra

29.09.2016 21:29:29

Për shkak të relizimit të aktiviteteve të caktuara nga ana e kompanisë EVN në rrjetin elektrik, nesër rajoni më i gjerë i Dibrës do të mbetet për dhjetë orë të tëra pa furnizim me rrymë elektrike.

“Më 30 shtator nga periudha prej orës 7 e deri në orën 17, pa furnizim me energji elektrike do të jenë komuna e Dibrës dhe Qendër Zhupë si dhe rajoni i Rekës së poshtme të komunës Mavrovë-Rostushë, si dhe të gjithë objektet industriale në këto tre komuna, thuhet në njoftimin e Qendrës rajonale për menaxhimin me kriza në Dibër.