Diell dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

19.08.2020 09:35:52

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore, kryesisht në zonat verilindore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje në formën e shtrëngatave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 28ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 35ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 36ºC.Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.