Digjet një shtëpi në Drenas

19.01.2018 13:08:47

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dje në fshatin Gradicë të Drenasit, një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për persona të lënduar.

Zjarrëfikësit kanë lokalizuar zjarrin, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Fshati Gradicë, Gllogoc 18.01.2018-11:25. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.