Digjet një stallë e shtazëve në Fushë Kosovë

02.10.2019 11:22:51

Të martën në Fushë Kosovë një stallë e shtazëve është përfshirë nga zjarri.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë stalla e shtazëve”, thuhet në raportin policor.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.