Digjet shtëpia e dy vetura në Prizren, s’ka të lënduar

21.01.2018 12:20:34

Përmes një njoftimi për media Policia e Kosovës bën të ditur se dje në Prizren është përfshirë nga zjarri një shtëpi e dy vetura.

Zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, përderisa nuk raportohet për të lënduar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në njoftim.