Dimitrov: Vendimi për Kosovën në UNESCO, në interes të Maqedonisë

25.08.2017 20:10:20

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është çështje me interes për Maqedoninë, Serbinë dhe gjithë Evropën.

Ai ka thënë se Maqedonia do të jetë e kujdesshme kur të vendos se si do të votojë.

“Maqedonia është një shoqëri multietnike dhe duhet të jemi të kujdesshëm kur të marrim vendime. Është e sigurt se çdo vendim do të jetë në interes të Maqedonisë”, ka thënë Dimitrov, transmeton lajmi.net.

Ministri maqedonas ka shtuar se aktivitetet për të cilat Serbia tërhoqi diplomatët e vet, nuk ka qenë e përfshirë edhe qeveria maqedonase.

Këto komente ai i bëri pas takimit me Ivica Daçiq, duke shtuar se rajoni duhet të ecë përpara.