Dita e Verës në kohë koronavirusi, Ambasa Amerikane uron shqiptarët

14.03.2020 10:54:42

Teksa Dita e Verës po festohet në kushte të pazakonta karantinimi (ju kujtojmë se në Elbasan, ushtria dhe policia po ndërmerr masat e nevojshme për të ndaluar grumbullimin e turmave dhe festimin në rrugë), Ambasa Amerikane i ka uruar të gjithë në Twitter.

“Gëzuar Ditën e Verës! Ambasada e SHBA i uron të gjithëve një ditë vere të qetë dhe të sigurtë në shtëpi! Pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku, me krahë dhe zemra të hapura!”- shkruhet në postim.

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, por edhe në qytetet e tjera.