Dita e veres në mars dhe plaka e ngrirë në stane!

14.03.2020 16:48:37

Nga Ahmet Asani

Nuk po e kuptoj këte ditën e verës në mars, qe po festohet në dise krahina shqiptare, e që si datê i bie para dites se pranverës! Në hapsirën etnike shqiptare prej nga jam, nga Kumanova deri ne Bujanoc, si ditë pranvere është shenuar 21 marsi, dite e cila nder besimtaret Islam Bektashian njihet si festa e Sulltan Nevruzit!

Si femi edhe si i ri, më kujtohet qe pjesa me e madhe e shqiptareve në kete pjese te etnikumit shqiptar nga Kumanova e deri në Bujanoc, date dhe ditê tê cilen e kanê pritê me gezim dhe festuar me gëzim, ka qenê dita e Shingjergjit (Shën Gjergji) 6 maji!

Nuk mund te themi se data e 14 marsit nuk duhet të festohet si dite para pranveres, por qe kjo dite te quhet “dite e veres”, po më duket disi si puna e asaj plakes qe kishte pas menduar se ka dal vera ne mars dhe kishte dal me bageti ne mal! Ky festim i veres ne mars, mund te jetë burim i tregimit mbi nervoziznin e muajit mars, i cili i nervozuar me plakēn, kishte kërkuar nga frori (shkurti) 3 ditê hua, per ta ngrirë plakên me gjitha bagëtitë: ” Fror* o vëlla, me jep tri ditë hua, ta ngrî plakën me çka ka ”

Per mendimin tim jo marsi, por muaji maj do te duhej te ishte muaji i festave te daljes nga dimri dhe hyrjes në verë.
Mendoj se do të ishte mire qe nga 6 maji, qe eshte edhe ditëlindja e Mbretit të Shqiptarisë Gjergj Kastriotit, e deri me 15 maj, per 10 dite resht të organizoheshin festa e karnevale nga me te ndryshmet në gjithë hapsiren etnike shqiptare!

Uroj qe me 6 maji 2020, per diten e Shen Gjergj Kastriotit, te dal nje diell i fortê e të djeg çdo virus, qoftê ai kinez si ky koronavirusi i lakuriqeve, apo virus turk me minjê, qe e shperndanin osmanet ne kohen e rrethimit te Krujes! Uroj qe rrezet e diellit ta pastrojnë Shqiperinê nga çdo virus e nikrob i keq! Uroj qe nga 6 maji e deri me 15 maj, per 10 dite rresht, te festojmë ne gjithê hapsiren etnike shqiptare! Amin!

* Fror;( frieren• friert • fror • hat gefroren)!?