Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur: Kuvendi organizon tryezë

28.08.2016 08:45:10

Me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Kuvendi i Kosovës do të organizojë nesër një tryezë në të cilën do të diskutohet për personat e zhdukur gjatë luftës së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo tryezë është organizohet nga Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.