Ditmir Bushati uron Macron: Fitorja, lajm i mirë edhe për shqiptarët

07.05.2017 22:30:55

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka uruar fituesin e zgjedhjeve presidenciale në Francë, Emmanuel Macron.

Në mesazhin e tij nënvizohet: “Shumë urime Emmanuel Macron për fitoren!”

“Një lajm i mirë për Francën, Europën e natyrisht edhe për ne shqiptarët që aspirojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian”,  thuhet në mesazhin e ministrit Bushati.