Ditrin Selmani është vetëm 9 vjeçar, por posedon njohuri të larta për...

Ditrin Selmani është vetëm 9 vjeçar, por posedon njohuri të larta për astronomi e mjekësi

17.10.2019 19:10:32

Ditrin Selmani është vetëm 9 vjeçar dhe ka njohuri të shumta për gjëra të ndryshme.

Interesat e tij janë pak më të veçanta. I pëlqen astronomia, shkencat natyrore, arti e së fundi po i pëlqen shumë edhe mjekësia.

Është ky Ditrin Selmani nga Prishtina i cili tregon për librat e mjekësisë që ka dhe për funksionin e organeve trupore që ka mësuar.

Ditrini tregon disa nga punimet e tija, ndonëse ato janë të shumta, por shumë unike.

Ai gjithashtu tregon se kur të rritet dëshiron të bëhet pulmolog.

“Kur të rritem kam dëshirë të bëhem pulmolog, sepse mushkëritë janë organe që kamë më së shumti dëshirë t’i kem të shëndosha në krahasim me organet tjera”, tregon për RTV Dukagjinin, Ditrin Selmani.

Talentin e tij e zbuloi nëna e tij, Valmira , në moshën 2 vjeçare. Ajo ka treguar inteligjenca e tij, sipas testit ka dalë të jetë shumë e lartë.

“Ditrini qysh në moshë të vogël kishte filluar me disa figura gjeometrike të tregojë se ka intelegjencë të madhe. E kemi testuar në moshën gjashtë vjeçare në institucionin “Atomi” ku ka arritur rezultatet të larta. IQ i ka dalë diku 136. Ka treguar rezultat të mirë”, thotë e ëma e Ditrinit Valmira Selmani, përcjell Telegrafi.

Mes njohurive të shumta, nëntë vjeçari Ditrin Selmani, me qetësinë që ka arrin të zgjidh çdo problem matematikor dhe të njoh çdo objekt në hapësirë.