Djali i Diego Simeones transferohet në Serie A

31.07.2016 17:15:52
Djali i Diego Simeones, Gio, do të transferohet në Serie A te Genoa.
Sipas medieve italiane, mungon vetëm komunikata zyrtare nga Genoa, që e konfirmon Gio Simeonen si futbollist të tyre, transmeton Sport.es.

Klubi gjenovian ka arritur marrëveshje me River Platen, për blerjen e 70% të kartonit të sulmuesit për tre milionë euro.

21 vjeçari ndodhet në Brazil, ku do të luajë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” me Argjentinën, ndërsa testet mjekësore pritet t’i kryejë në Rio.

Edhe babai i Gios, Diego Simeone, ka luajtur në të kaluarën në Serie A me Pisan, Interin dhe Lazion.