Djokoviç dështon përseri, eliminohet nga 21-vjeçari

03.03.2017 15:14:30

Australiani Nick Kyrgios ka eliminuar numrin dy të tenisit botëror, Novak Djokoviç, në çerekfinalet e turneut te Acapulco (Meksike) me rezultatin 7-6 (11/9), 7-5.

Kyrgios është ndeshur për herë të parë në karrierën e tij me serbin. Në turin tjetër, 21-vjeçari australian, i 17-ti në klasifikimin botëror, do të ndeshet me amerikanin Sam Querrey, i cili surprizoi me eliminimin e mbajtësit të titullit, austriakut Dominic Thiem 6-1, 7-5.

Djokoviç diskutoi në Meksike turneun e parë që pas eliminimit të tij në turin e dytë në Australian Open në janar.

Kyrgios, fitues në të kaluarën edhe ndaj Rafael Nadal e Roger Federer, ka realizuar në moshën 21-vjeçare një prej fitoreve me të rëndësishme në karrierën e tij.