”Do të investohen 400 milionë euro në infrastrukturën rrugore” (Video)

22.10.2016 15:41:14

Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së ka vazhduar të bëjë fushatë, edhe pse koha për fushatë fillon më 21 nëntorë, duke premtuar zhvillim të vendit me vazhdimin e pushtetit të tij.

”Sipas programit partiak, vitin e ardhshëm do të ndërtohet infrastrukturë rrugore me vlerë totale prej 400 milionë eurove.” tha mes tjerash Gruevski.

Këtë premtim ai e dha në ceremoninë për lëshimin në përdorim të ujësjellësit të Shkupit, projekt ky që është mbështetur nga Qeveria e Maqedonisë dhe Banka Evropiane për Investime.