Do të shënohen “Ditët e Avokatëve në Maqedoni”

13.05.2017 08:43:15

Oda e Avokatëve në Maqedoni sot do të shënojnë ngjarjen “Ditët e avokatëve” – 72 vjetorin.
“Avokatët si shërbyes publik të pavarur, çdo herë do të luftojnë për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirisë në standarde evropiane”, thonë nga Oda e Avokatëve.

Ata shtojnë se do të angazhohen për avokim modern dhe bashkëkohor, me qëllim që të ketë mbrojtje sa më të madhe të të drejtave të njeriut.

“Me altruizëm e ndërtojmë dhe shpërblejmë sistemin juridik në vend, me qëllim që të ketë mbrojtje sa më të madhe të të drejtave dhe lirive të njeriut”, shtojnë nga OAM.