Dodevski: Nuk kam informacione se është ngrirë llogaria e Sead Koçan

10.05.2017 21:14:32

Nikolla Dodevski, avokati i biznesmenit Sead Koçan, për TV Nova deklaroi se për herë të parë dëgjon informacionet se është ngrirë llogaria e klientit të tij.

“Nuk kam asnjë informacion nga gjykata, nuk kam lexuar as në mediume. Këtë e dëgjoj nga ju”, deklaroi avokati Dodevski.

PSP kërkoi që t’i ngrihet llogaria Sead Koçanit, i cili ndodhet në arrati dhe që kërkohet me flet-arrest ndërkombëtar.