Dodik llogarit në përkrahjen e Rusisë

26.09.2016 09:16:44

Pas referendumit, presidenti i Republika Srpskës, ka mbajtur konferencë me gazetarë, me ç’rast ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen dhe për rezultatet. “Kemi rezultate pozitive të referendumit dhe shpreh kënaqësinë me këtë ditë, e cila do të hyjë në historinë e Republikës Srpska”, ka thënë ai, transmeton osllobogjenje, përcjell fokusi. org.

Kurse lidhur me deklaratën e Izetbegoviqit se Dodik do të përfundojë si Sadami, Dodik i është përgjigjur me vullnetin e popullit. “Atë që lideri i SDA-së, Bakir Izetbegoviq thotë për dofarë sanksione, veç e dijmë kaherë. Më e rëndësishme nga të gjitha është vullneti i shprehur i popullit dhe kjo është përgjigjia më e mirë për Izrtbegoviqin.”

Mirëpo, Milorad Dodik ka zbuluar prapavijën e këtij referendumi, dhe mbështetjen që ka marr nga Putin. Ai po ashtu kujton se “rrjedha jugore” e gazit, projekti rus për gazjellësin që e shihte Serbinë si bazë për furnizimin e Evropës me këtë lëndë djegëse, nuk është anuluar.

“Kemi folur mbi atë që opinioni veç është informuar, e atëherë janë paraqitur spekulime të ndryshme. Çfarë raporti ndaj nesh ka Rusia mund të shihet nga komunikata e Rusisë së bashkuar.”/fokusi.org