Dogana fillon shitjen online të mallrave të konfiskuara

01.09.2020 11:20:01

Nga sot Dogana e Kosovës ka lajmëruar se ka funksionalizuar sistemin e shitjeve online për mallrat e konfiskuara.

Sistemi i ri ua mundëson gjithë qytetarëve që të kenë qasje dhe njëkohësisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana.

“Në kuadër të modernizimit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve dogana ka filluar me sistemin me të ri të shitjeve online, ky sistem mundëson të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës që të kenë qasje dhe njëkohësisht të marrin pjesë online në ankandet e organizuara nga Dogana. Sistemi funksionon përmes ëeb faqes sonë ku fillimisht kërkohet regjistrimi e pastaj qasja në ankande është automatike. Pas sistemit të zhdoganimeve Asycuda, sistemin e komunikimit online, e-administratës tani sistemi I shitjeve online të mallrave të konfiskuara ka shndërruar Doganën e Kosovës në administratën e parë në vend që ka funksionon 100% online dhe ju mundëson të gjitha palëve të interesit të kenë qasje dhe përdorim të shërbimeve të doganës në menyrë eletronike”, thuhet në komunikatën e mediave nga Dogana e Kosovës.